​Varrezat e Martirëve në Meje po shemben

Kosova

​Varrezat e Martirëve në Meje po shemben

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:32
​Varrezat e Martirëve në Meje

Memorialet, varrezat, por edhe objekte të tjera që tregojnë të kaluarën e dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës vazhdojnë të mos kenë kujdesin e duhur institucional.

Për këtë janë dëshmi edhe varrezat e Martirëve të fshatit Meje të Gjakovës, të cilat kanë filluar të shemben.

Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shpërfaqin gjendjen e tyre të rëndë, e që kërkon nevojën urgjente për të ndërhyrë dhe parandaluar shkatërrimin e tyre.

Rikujtojmë se edhe Kullat e Jasharajve të Prekaz janë në gjendje të rëndë dhe institucionet shtetërore ende nuk kanë ndërmarr diçka për restaurimin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat