Rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në Kosovë

Kosova

Rritet numri i rasteve ditore me koronavirus në Kosovë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:41
Foto ilustrim

Sot në Kosovë ka pasur një numër më të madh të rasteve të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 340 raste të reja nga gjithsej 2715 mostra të testuara të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Përveç kësaj, edhe 411 pacientë e kanë fituar betejën me COVID-19 brenda këtij 24 orëshi.

Shqetësuese është fakti se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 10 raste të vdekjes.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (67, 80, 55 vjeç), Prizren 2 raste (54, 46 vjeç), Rahovec 2 raste (76, 52 vjeç), Ferizaj 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 65,690 raste nga 280,071 persona të testuar.

Numri i personave të cilët janë shëruar deri më sot është 57,385 raste ndërsa aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 6737.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka parashikuar sot rritje të numrit të infeksioneve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se moskujdesi i partive politike gjatë fushatës zgjedhore së bashku me trendin e rritjes së infeksioneve të reja në Evropë do të sjellë rritje të rasteve edhe në vendin tonë.

"Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejme këtë moskujdes në traghedi më të madhe", ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat