Niset për Kukës si palë e dëmtuar, ndalohet nga Policia

Kosova

Niset për Kukës si palë e dëmtuar, ndalohet nga Policia

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Milazim Berisha nga Volljaku i Klinës po pretendon se u ndalua padrejtësisht në pikëkalimin kufitar në Morinë më 15 shkurt 2021.

Ai me vajzën e tij po shkonte në Kukës për të marrë pjesë në gjykimin ndaj dy personave që dyshohet se ia dhunuan të bijën në qershor të vitit të kaluar.

Pasi qëndroi disa orë në pikën kufitare, 44 vjeçari tha se u dërgua në polici e në Gjykatën e Kukësit ku u njoftua se është denoncuar nga familja e të dyshuarve për dhunim.

Ai shton se nuk pranon asnjë kompensim me para, por kërkon vetëm që drejtësia për këtë rast të vihet në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat