Komuna e Podujevës ka një njoftim për ngasësit e veturave

Kosova

Komuna e Podujevës ka një njoftim për ngasësit e veturave

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Komuna e Podujevës ka ardhur me një njoftim për të gjithë ngasësit e veturave.

Në njoftimin që ka bërë komuna, thuhet se do të ndryshohet kahja e qarkullimit të automjeteve për disa rrugë të qytetit, transmeton Indeksonline.

Bëhet fjalë për rrugët “Zahir Pajaziti”, “Bahri Fazliu” dhe “Afrim Zhitia”.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Komunës së Podujevës:

NJOFTIM: Ndryshohet kahja e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetitPër shkak të vazhdimit të punimeve në realizmin e projektit Ndërtimi i bulevardit dhe sheshit “Sheshi i Dëshmorëve”një segment i rrugës “Zahir Pajaziti” është mbyllur për qarkullim.Për këtë arsye është vendosur që disa rrugëve në qytet t’iu ndryshohet kahja e qarkullimit me qëllim të vetëm për të shmangur tollovinë në komunikacion.

Rruga “Bahri Fazliu” tani është e hapur në dy drejtimet, nga udhëkryqi tek QKMF deri tek rruga mbrapa objektit të ri të Komunës. Po ashtu Rrugës “Afrim Zhitia” i është ndryshuar kahja e qarkullimit. Nga shkolla “Naim Frashëri” deri tek rreth-rrotullimi, qarkullimi bëhet në të kundërtën e asaj që ishte deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat