3500 zyrtarë policorë do të përfitojnë nga mjetet e ndara prej qeverisë

Kosova

3500 zyrtarë policorë do të përfitojnë nga mjetet e ndara prej qeverisë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 12:23
Foto ilustrim

Javën e kaluar, Qeveria e Kosovës ka ndarë 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policor.

Ato mjete do të ndahen për 3 500 policë të cilët nuk kanë qenë të trajtuar me vendim paraprak.

Ministrja në detyrë e financave, Hykmete Bajrami kishte thënë se këto mjetë janë për 350 zyrtarë policor, mirëpo nga Sindikata e Policisë thonë se bëhet fjalë për 3 500 zyrtarë.

“Këto mjete janë për zyrtarët e uniformuar policor që në të kaluarën nuk kanë qenë të përfshirë në shtesat e ndara nga qeveria”, kanë thënë nga sindikata e policisë.

Mjetet do të ndahen me pagën e shkurtit ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me stafin civil të angazhuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat