Java e fundit e shkurtit me mot më të butë

Kosova

Java e fundit e shkurtit me mot më të butë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 06:06
Ilustrim

Java e fundit e shkurtit me mot më të butë, me kthjellime dhe diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mjegull.

21.02.2021 - Në javën e fundit të muajit shkurt, fushat anticiklonike që ndodhen nga deti i Zi do të fuqizohen më tutje në perëndim deri nga Mesdheu, e që mbi rajonin tonë do të favorizojnë një mot mjaft të qëndrueshëm me më shumë kthjellime dhe diell.

Orëve të mëngjesit, edhe për shkak të inverzionit termik, nëpër ultësira do të paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë, por që deri orëve të mesditës do të zhduket.

Masat e ngrohta ajrore do të depërtojnë nga Europa perëndimore mbi vendin tonë duke rritur temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare.

Moti stabil, pa qarkullim të mirë ajror dhe inverzionet termike do të mbajnë përqëndrimet e ndotësve ajror më të rritura pranë sipërfaqes tokësore. Indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet përreth vlerave të dobëta dhe shumë të dobëta, në ditët në vijim. Vetëm në raste kur do të ketë qarkullim ajror atëherë cilësia e ajrit përmirësohet në vlera mesatare dhe të mjaftueshme.

22.02 - Butë, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull dhe ngrica të lehta.

23.02 - Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën ngrohtë, me kthjellime dhe diell.

24.02 - Butë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.

25.02 - Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.

26.02 - Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull.

Temperaturat do të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 2C, e maksimalet luhaten nga 13C deri 16C.

Era do të fryj drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe mesatare nga 1-6m/s.

Shtypja atmosferike në rritje, lartë mbi vlera normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat