Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Organizatës Jo Qeveritare “Ndihmo edhe Ti” dhe Komunës së Fushë-Kosovës

Kosova

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Organizatës Jo Qeveritare “Ndihmo edhe Ti” dhe Komunës së Fushë-Kosovës

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës z. Burim Berisha nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Organizatën Jo Qeveritare “Ndihmo edhe Ti”, të përfaqësuar nga Liridon Llapashtica, drejtor ekzekutiv.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është angazhimi i palëve në një marrëdhënie bashkëpunuese, nga e cila do të ndërtohen dy shtëpi për familjet me gjendje të rëndë socio-ekonomike dhe gjendje të rëndë të banimit (bashkëfinancim).

Si dhe të bashkërendohen veprimtaritë me synimin e përbashkët për të ndihmuar dhe parandaluar varfërinë, duke krijuar programe me mundësi të mbështetjes së familjeve të varfra për strehim.

Me këtë rast, kryetari Berisha ka falënderuar Organizatën Jo Qeveritare “Ndihmo edhe Ti” si partnere e bashkëfinancimit dhe të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të ngritjes së cilësisë së jetesës dhe standardeve të banimit për familjet me gjendje të vështirë të banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat