Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Gjatë dy ditëve në vazhdim pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se është parashikuar që vende-vende të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset më të larta parashihen ngrica të dobët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat