Policia po e kërkon mjekun nga Malisheva për ngacmimin e 16-vjeçares, por çka kishte deklaruar e mitura para dy viteve

Kosova

Policia po e kërkon mjekun nga Malisheva për ngacmimin e 16-vjeçares, por çka kishte deklaruar e mitura para dy viteve

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 20:26
Ramadan Sopaj

Policia e Kosovës është në kërkim të Ramadan Sopaj për vuajtje të dënimit për shkak të veprave penale për keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare.

Sopaj ka punuar si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë, por po del se këtë profesion ai e ka ushtruar jashtëligjshëm pasi nuk ka qenë anëtar i Odës së Mjekëve.

Por çka kishte deklaruar e mitura në polici para dy viteve

Ngjarja, sipas vajzës, kishte ndodhur kur ajo kishte shkuar për një kontroll, ngase kishte pasur dhembje barku. Rastin familja e 15-vjeçares e kishte paraqitur në polici.

Mjeku pastaj u arrestua në vitin 2018 duke su suspenduar nga puna për gjashtë muaj nga ana e QKMF’së “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Vajza e vetme nga shtëpia gjatë ditës së enjte që e lamë pas, kishte marrë rrugë për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Ajo në QKMF’në, “Shpetim Robaj” të Malishevës u prit nga mjeku familjar Ramadan Sopaj. Gjatë kontrollit mjekësor ia kishte shpjeguar dhembjet në bark që i kishte pasur. Por, sipas saj, mjeku Sopaj e kishte ngacmuar atë seksualisht, duke e prekur në vende intime.

Familja e vajzes në vitin 2018 kishin kishin shpjeguar rreth asaj se si ka ndodhur rasti.

“Ka shku çika te mjeku, ka hy, qashtu qysh hyjnë krejt pacientët. Mjeku e ka pyet se ku po i dhembë. Çika i ka tregu se ku po i dhëmbë. Ai doktori ka nisë me e zbulua lartë vajzën, e duke e prekë lartë e tu e puthë qysh ka dashtë”, tregon nëna e vajzës, e cila po e akuzon mjekun Ramadan Sopaj për ngacmim seksual.

Nga familja e viktimës kishin deklaruar se mjeku Sopaj nuk është ndalur me aq, por vajzën e ka prekur edhe në pjesët intime. Këtë gjë, thonë ata, e kanë vërtetuar edhe kontrollet gjinekologjike të bëra në QKUK.

“Ai i ka thënë vajzës, zhvishu më poshtë, vajza i ka thanë po këtej nuk po më dhemb dhe ka dashtë me u çu.  Ai ia ka vu çikës duart dhe i ka thanë ‘unë jam mjek, nuk bën me u çu’. Edhe ia ka nisë me e zhveshë vajzën poshtë dhe ka nisë me e prekë. Çika ka bërtitur. Aty dikush e ka çelë derën, por ai i paska thanë atij personi mbylle derën se jam me pacient. Çika ka bërtitur edhe tu qajtë ka dalë prej aty. E ka taku në rrugë një vajzë që s’po e njohim, prej telefonit të saj, vajza më ka thirrë mu. Vajzën  policia e kanë çu në gjinekologji në QKUK. aty mjekët e kanë kontrolluar edhe shihen shenjat që ai e ka grithë vajzën”, e ka shpjeguar tërë rastin nëna e vajzës 15-vjeçare.

Rastin kjo familje nga një fshat i Malishevës e ka paraqitur në Polici. Të nesërmen, policia rajonale në rajonin e Gjakovës, ka shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë dhe e ka arrestuar doktorin Ramadan Sopaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat