Mbahet seanca gjyqësore për rritjen e dënimit për vrasesin e Kujtim Veselit

Kosova

Mbahet seanca gjyqësore për rritjen e dënimit për vrasesin e Kujtim Veselit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 06:02
Ilustrim

Sot në Gjykatën e Apelit do të mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës për rritjen e dënimit për rastin e vrasjes së Kujtim Veselit.

Gjykata Themelore në Prishtinë me 12 tetor 2020 ka shpallur aktgjykimin me të cilin e ka dënuar Sefedin Osmanin me 25 vjet burgim për vrasjen dhe dhunimin seksual të Kujtim Veselit.

Me anë të ankesës, familja e Kujtimit ka kërkuar që ky dënim të rritet.
 
Pas përfundimit të seancës gjyqësore aktivistë të fushatës Drejtësi për Kujtimin do te mbajn prononcimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat