Edhe shkurti drejt fundit, ja si do të jetë moti deri në përfundimin e muajit

Kosova

Edhe shkurti drejt fundit, ja si do të jetë moti deri në përfundimin e muajit

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë ditëve të ardhshme në Kosovë.

Më 25 shkurt, e enjte, do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell.

“Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull apo mjegullinë”, njofton PW-ja.

Më 26 shkurt në mëngjes përgjatë ultësirave do të ketë mundësi për mjegull ose mjegullinë. 

Ditën do të jetë ngrohtë, me kthjellime dhe diell.

Më 27 shkurt pas mëngjesit do të jetë mot me kthjellime dhe mjegull në ultësira, ditën mbetet mot i butë, me shtim të vranësirave orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Më vonë gjatë natës me mundësi për riga lokale shiu.

Më 28 shkurt, në ditën e fundit të muajit, do të jetë më ftohtë, pa të reshura, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat