Jahjaga: E tronditur nga pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj gazetarit Duriqi

Kosova

Jahjaga: E tronditur nga pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj gazetarit Duriqi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 12:04
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, e ka dënuar sulmin e kryer ndaj gazetarit Visar Duriqi.

Sipas saj, sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme të drejtpërdrejta ndaj demokracisë.

“U bëj thirrje autoriteteve përgjegjëse që sa më parë të ndriçojnë këtë rast në mënyrë që kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar”.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të saj në Facebook:

E tronditur nga pamjet e tmerrshme të sulmit ndaj gazetarit, Visar Duriqi!

Liria e shprehjes, e medias dhe informaciomit janë të drejta kyçe që garantohen me kornizën kombëtare e ndërkombëtare ligjore!

Sulmet ndaj gazetarëve dhe mediave janë sulme të drejt për drejta ndaj demokracisë sonë!

U bëjë thirrje autoriteteve përgjegjëse që, sa më parë, të ndriçojnë këtë rast në mënyrë që kryesit e kësaj vepre të marrin dënimin e merituar!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat