Fermeri flet për rastet e korrupsionit, me të cilat ballafaqohet kur jepen grantet e bujqësisë

Kosova

Fermeri flet për rastet e korrupsionit, me të cilat ballafaqohet kur jepen grantet e bujqësisë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Fermeri nga Krusha, Bedri Duraki

Fermeri nga Krusha, Bedri Duraki, ka treguar problemet me të cilat është ballafaquar derisa ka fituar grantin për bujqësi.

Duraki thotë se ka përfituar në vitin 2018 një grant prej 95 mijë eurove.

“Pas nënshkrimit të kontratës më është dhënë e drejta për të filluar investimet. Në kontratë i kemi pasur kohë 120 ditë, por për shkak të kohës së keqe na është shtyrë afati edhe për 120 ditë tjera… Unë kam dorëzuar faturat por më është thënë se je vonuar për 34 ditë duke refuzuar pagesat”, tregon fermeri.

Ai thotë se përmes njerëzve tjerë më është kërkuar ryshfet.

“Unë e kam pasur në plan që të marr shifrën e parave dhe t’i vendosi në grackë”, ka thënë Duraki në Dukagjin

Fermeri Duraku thotë se ryshfeti kërkohet përmes inspektorëve të ndryshëm.

“Nëse paratë nuk t’i kërkojnë inspektorët rajonal, atëherë i çojnë inspektorë të vendeve tjera”, tha ndër të tjera Duraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat