Limaj thotë se Bislimi kishte të drejtë që nuk e zinte gjumi për shkak se VV-ja po rritet shumë

Kosova

Limaj thotë se Bislimi kishte të drejtë që nuk e zinte gjumi për shkak se VV-ja po rritet shumë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:23
Fatmir Limaj

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka komentuar rritjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Limaj tha se është një sfidë e madhe për këtë parti besimi i madh që i kanë dhënë qytetarët.

Limaj tha se Besnik Bislimi i VV-së kishte të drejtë kur tha se nuk po e zë gjumi një javë për shkak se VV-ja po rritet shumë.

“Një zyrtar i pjekur duhet me ju frikësu këtij rezultati në kuptimin e përgjegjësisë. Ka të drejtë,është një përgjegjsi e madhe, një besim masiv është një përgjegjësi”, tha Limaj.

Tutje ai tha se asnjëherë nuk do të dëshironte që në vendin e tij të votohej 50% një parti sepse sipas tij kjo është një përgjegjësi e madhe.

“Unë besoj që zyrtarët duhet ta marrin shume seriozisht me shumë përgjjegjësi ësi këtë besim, si do ta shfrytëzojnë maskimalisht në të mirën e realizimit të ideve dhe premtimeve të tyre, si do ta trajtojne votuesin dhe besimin që ua ka dhënë, goxha sfidë është kjo. Mbi 50% një partie politike s’kisha dashur kurrë në vendin tim që t’i jep besimin total një partie politike nga frika e përgjegjësisë”, tha Limaj.

Bislimi kishte deklaruar se mbështetja për VV-në po rritet shumë, e këtë e cilësoi si të frikshme.

Ai kishte deklaruar se si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka probleme me gjumin.

“Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, kishte deklaruar Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat