Visar Duriqi përdori thikë në mbrojtje ndaj sulmuesve, rrëfen se si iu kundërvu atyre

Kosova

Visar Duriqi përdori thikë në mbrojtje ndaj sulmuesve, rrëfen se si iu kundërvu atyre

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Visar Duriqi

Gazetari Visar Duriqi pas rrahjes brutale që pësoi mbrëmë  ka deklaruar se sulmuesve iu kishte kundërvyer, duke përdorur një thikë xhepi.

Duriqi rrëfen për betejën pak-minutëshe me sulmuesit.

‘’Personat që e kanë kry sulmin nuk e kanë thënë asnjë fjalë. Me personin e parë jam përplas direkt, jam kthy. E mbaj një thikë për ushqim e kështu. Kur e kam përdor thikën, mu kanë kthy edhe dy persona të tjerë. Ka qenë  njëfar hallakame derisa kanë arrit mem rrëzu përtoke. Me shqelm kanë arrit me m’i thy dhëmbët e hunën. Pasi kanë ikë, i kam ndjek edhe 20 metra derisa kanë ikë në errësirë’’, shton ai në një emision.

Sipas Duriqit, sulmuesit janë lënduar prej anës së tij dhe nëse kanë marrë trajtim në qendra shëndetësore, mund të gjenden më lehtë.

‘’Duket se ata kanë vendos me u trajtu në forma të ndryshme’’, shton ai.

‘’Nuk dyshoj në dikë specifikisht. Indoksin e mbaj që 3 vjet. Aty kemi prek lloj lloj teme. Gjatë këtyre viteve, kemi kriju gogja armiq që tash është problem me ditë prej kujt ka ardh. Kohëve të fundit kam pasë vec ofendime, jo nga grup i njerëzve’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat