Secili biznes që s’pastron hapësirën para lokalit do të ndëshkohet në këtë qytet!

Kosova

Secili biznes që s’pastron hapësirën para lokalit do të ndëshkohet në këtë qytet!

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 10:12
Suharekë

Të gjitha bizneset në Komunën e Suharekës që nga sot obligohen që hapësirën publike para lokalit ta pastrojnë çdo ditë.

Këtë vendim e mori sot kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai tha se për mosrespektim të kësaj urdhërese, do të ndëshkohet nga inspektorët me gjoba mandatore, secili që nuk e zbaton.

“Secili biznes kudo në Komunën e Suharekës, obligohet që hapsirën publike para lokalit apo objektit, në të cilin e ushtron veprimtarinë biznesore, që ta mirëmbajë (pastrojë) çdo ditë, me qëllim të mirëmbajtjes së ambientit.

Për mosrespektim të kësaj urdhërese, do të ndëshkohet nga inspektorët me gjoba mandatore, secili që nuk e zbaton.

Duhet ta kemi të qartë se nuk ka kompromis për zbatimin e kësaj urdhërese.

Bashkë me vullnetin më të mirë e realizojmë synimin tonë që Komuna e Suharekës të mbetet komuna me ambientin më të mirë në Kosovë”, tha ai.

Image
Dokument
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat