Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë ndihmon atë të Kosovës

Kosova

Ministria e Mbrojtjes së Norvegjisë ndihmon atë të Kosovës

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 17:33
Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes

Është nënshkruar Protokolli i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë 

Sot, është nënshkruar protokolli i bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë  së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës  dhe Qendrës  për Integritet  të në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga Sekretarja e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj në prezencën e Florian Qehaja, Udhëheqës i Ekipit për Kosovë, i Qendrës për Integritet në Sektorin e Mbrojtjes së Ministrisë së Mbrojtjes së Norvegjisë.

Ky projekt bashkëpunimi për periudhën e ardhshme 4 vjeçare, ka në fokus të ofrojë asistencën teknike në fushën e integritetit, menaxhimin e resurseve njerëzore dhe prokurimin publik; si dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes në fushat respektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat