Sot në Malishevë 1 i vdekur dhe 1 rast i ri me Covid-19

Kosova

Sot në Malishevë 1 i vdekur dhe 1 rast i ri me Covid-19

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës në 24 orët e fundit një person ka vdekur i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe nga Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 809 raste, prej tyre 735 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 27 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat