Dhjetëra minatorë futen në grevë

Kosova

Dhjetëra minatorë futen në grevë

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Javën që po vjen do të bëhet koha kur do të duhej të dilnin pagat e shkurtit, ndërkohë minatorët e Minierës së Artanës nuk i kanë marrë as ato të janarit.

Për këtë, minatorët e Artanës kanë hyrë në grevë që nga e mërkura.

Ata kanë thënë se deri të hënën do të qëndrojnë në grevë, ndërkohë që nga java që po vjen do të marrin masa të tjera.

“Deshta t’ju tregoj se ne në Minierën Artanë jemi në grevë prej të mërkurës dhe prej të hanes që vjen kismet do të ketë masa të tjera”, ka thënë një minator.

Ndryshe, as minatorët e Minierës në Stan Tërg nuk i kanë punët më mirë. Para disa ditësh, ata protestuan duke kërkuar pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat