Drenasi nesër mbetet pa ujë për 10 orë

Kosova

Drenasi nesër mbetet pa ujë për 10 orë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

KRU “Prishtina” njofton konsumatorët se nesër do të ketë ndërprerje të ujit për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë për shkak të punimeve nga ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.

“Si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak, gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë.

Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat