Në qytetin e Suharekës, më saktë në rrugën “Hajdin Berisha”, një pjesë e rrugës është e dëmtuar e njejta është mbuluar me kocka.
Por, sipas banorëve të kësaj lagje kjo rrugë është dashur të asfaltohet e jo të mbulohet me kocka, shkruan “Bota sot”.
Banori i cili preferoi të mbetët anonim tha për “Bota sot”, që kjo rrugë është dashur të asfaltohet e jo të mbulohet me kocka.
“Rruga në foto që është shtruar me “Kocka” apo pllaka gjendet në Suharekë, “Rr. Hajdin Berisha”. Aty jetojë unë dhe në vend se me shtru me asfalt e kanë shtruar me kocka”, u shpreh qytetari.
Në fund, ai ankohet edhe për qeverisjen e AAK-së, duke u shprehur që këtë veprim e bën vetëm qeverisja e korruptuar e AAK-së.
“Këtë e bëjnë vetëm lloji i Qeverisjës së korruptuar, të Bali Muharremit dhe AAK-së”, përfundoi qytetari, për “Bota sot”.