Policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur në Lipjan

Kosova

Policia kthen në familje të miturën që u martua me një të mitur në Lipjan

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka reaguar në një rast të raportuar në Lipjan, ku një e mitur ishte larguar nga shtëpia dhe ishte martuar me një të mitur.

Sipas Policisë, babai i vajzës ka raportuar se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Ndërsa, më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull.

“Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së. Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj ,kurse i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat