​Mbi 500 tiketa për shkelje të ligjit anti-Covid

Kosova

​Mbi 500 tiketa për shkelje të ligjit anti-Covid

Më: 1 mars 2021 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës vazhdon të gjobisë qytetarët për shkelje të ligjit kundër pandemisë COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 504 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat anti-Covid.

Po ashtu një numër i madh i tiketave është shqiptuar edhe ndaj shoferëve për shkelje të rregullave të komunikacionit rrugor, gjithsej 1087 të tilla.

Brenda 24 orëve kanë ndodhur 7 aksidente trafiku me të lënduar dhe 27 me dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat