Komuna e Vitisë vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve pa leje

Kosova

Komuna e Vitisë vazhdon aksionin ndaj ndërtimeve pa leje

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:27
Viti

Inspektorët e Komunës së Vitisë, sot kanë ndërprerë punimet pa leje në dy objekte në qytetin e Vitisë.  

Sipas drejtorit të Inspekcionit në Viti, Skender Ahmeti,  sot kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin e shtëpisë së mallrave dhe ish restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë. Ai bëri me dije se  punimet në mbindërtim e objektit në ish restorant “Blue Sky” dhe në ish shtëpinë e mallrave në Viti, po zhvilloheshin pa marrë leje paraprake nga organet kompetente. Mandej ai potencoi  se për këto dy rast vazhdimisht institucionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët  per kundërvajtje ne Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori . 

“Për kundër të intervenimeve të vazhdueshme të inspektoratit të ndërtimet që të ndërprehen punimet në objektet në qytetin e Vitisë, njëra  mbi ndërtime dhe  tjetra aneks  të objektit  investitorët përsëri nuk po e respektojnë vendimet për ndërprerjen e punimeve dhe vendosjen e shiritave për ndalimin e punimeve. Këta investitor përsëri po e shkelin ligjin e ndërtimit. Për këto shkelje inspektorati ka ngritur procedurë kundërvajtës në gjykatë dhe kallëzime penale në prokurori” u shpreh drejtori Ahmeti. 

Ai potencoi se  sot është intervenuar përsëri dhe atë me  asistencë zyrtarëve policor në Viti  duke ndërprerë punimet duke larguar edhe punëtorët nga objektet përkatëse. Ai bëri me dije se për çdo mos respektim të vendimeve të ndalimit të punimeve përsëri do të marrim masave konfrom ligjit ndaj atyre që nuk respektojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat