'Drenasi shembull i suksesshëm për legalizimin e ndërtimeve pa leje'

Kosova

'Drenasi shembull i suksesshëm për legalizimin e ndërtimeve pa leje'

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:51
Drenas

Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, bashkë me Grupin punues për legalizimin e ndërtimeve pa leje, priti në një takim përfaqësuesin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, z. Ilir Kryeziu dhe përfaqësuesin e USAID-it, z.Vigan Perani.

Avdiu i njohu lidhur me procesin dhe rezultatet e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Komunën e Drenasit.

Nga ana tjetër, z. Kryeziu nga MEA dhe z.Perani nga USAID-i, pasi u njoftuan për të gjitha veprimet e ndërmarra nga Komuna e Drenasit, përgëzuan për punën e bërë në këtë proces, njëherësh vlerësuan Drenasin si shembull të suksesshëm, që duhet të ndiqet nga komunat e tjera. Ata njoftuan edhe për broshurën e përgatitur për qytetarët, ku informohen në detaje, lidhur me procedurat për legalizimin dhe dokumentacionet e nevojshme, duke sugjeruar që kjo broshurë të merret si mostër se si duhet hartuar komunat e tjera.

Në këtë takim, gjithashtu u diskutua rreth procesit të deritashëm që ka kaluar Komuna e Drenasit rreth legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, arritjet, sfidat dhe paqartësitë në këtë drejtim. Ndërsa, u informua se se shpejti do të nisin edhe takimet nëpër vendbanimet e Drenasit, të cilat janë shtyrë për shkak të pandemisë.

Grupi punues për legalizim të ndërtimeve pa leje përbehet nga zyrtarët e DPUMM-së, DGJKP-së, DAP-së dhe Zyrës për komunikim me publikun.

Ju bëjmë thirrje të bëni të ligjshëm dhe të sigurtë banimin tuaj.

Shfrytëzojeni mundësinë, legalizojeni ndërtimin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat