Dorëzohet përgjigja në padinë e KelKos Energy ndaj aktivistes Shpresa Loshaj

Kosova

Dorëzohet përgjigja në padinë e KelKos Energy ndaj aktivistes Shpresa Loshaj

Më: 2 mars 2021 Në ora: 06:00
Shpresa Loshaj

Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë në konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.   

 Kompania “Kelkos” e cila merret me ndërtimin e hidrocentraleve në Deçan, ka ushtruar padi për shpifje kundër aktivistes Shpresa Loshaj.

Nga aktivistja ata kërkojnë 100 000 euro për kinse dëmtim imazhi.

Kjo padi është bërë disa muaj pasi e njëjta kompani e paditën aktivistin Adriatik Gacaferi me 10,000 euro për një kritikë të drejtë që ia kishte bërë Kelkosit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat