Komuna e Vushtrrisë ndan nga 120 euro për secilin fëmijë të porsalindur

Kosova

Komuna e Vushtrrisë ndan nga 120 euro për secilin fëmijë të porsalindur

Më: 2 mars 2021 Në ora: 10:08
Ilustrim

Komuna e Vushtrrisë edhe gjatë këtij viti do të ndajë nga 120 euro për secilin fëmijë që lind në këtë qytet.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi në Facebook.

Tahiri ka thënë se buxhetin e kanë siguruar, derisa procedurat e aplikimit janë të njëjta sikurse në dy vitet e fundit.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi,

Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë.

Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale!

Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!
Urime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat