7 të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid sot në Malishevë

Kosova

7 të shëruar dhe 4 raste të reja me Covid sot në Malishevë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:06
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, shtatë persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa janë regjistruar katër raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga paraqitja  e rastit të parë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 816 raste, prej tyre 746 janës hëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 23 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat