Sot nis projekti për fuqizimin e autonomisë dhe rritjen e llogaridhënies në Universitet

Kosova

Sot nis projekti për fuqizimin e autonomisë dhe rritjen e llogaridhënies në Universitet

Më: 3 mars 2021 Në ora: 06:01
Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit

Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit (IBCM) në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”, i cili do të bëhet sot në selinë e Kolegjit IBCM.

I organizuar nën përkujdesjen e Kolegjit IBCM, takimi i sotem përbën hapin e parë dhe inaugurues në projektin që synon t’i bëjë bashkë 17 univerzitete me renome në Ballkanin Perëndimor, si dhe ata të Evropës.

Në përpjekje për të avansuar menaxhimin dhe autonominë universitare dhe, në të njëjtën kohë, për të inkurajuar llogaridhënien dhe transparencën e arsimit të lartë ndaj shoqërisë më të gjerë.

Kjo ngjarje do të mbahet në formatin e kombinuar me praninë e kufizuar në selinë e Kolegjit IBCM në Mitrovicë dhe me pjesëmarrje të hapur online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat