Selimi reagon për vdekjen e prokurorit Krasniqi

Kosova

Selimi reagon për vdekjen e prokurorit Krasniqi

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:20
Selim Selimi

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për vdekjen e prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi.

Selimi ka thënë se Krasniqi ka shërbyer me dije e dhe profesionalizëm të lartë në sistemin e drejtësisë

“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë.

Ngushëllime të thella familjes dhe bashkëpunëtorëve të prokurorit Krasniqi. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Selimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat