Nënkryetari i PSD-së për bashkimin kombëtar: Shqiptarët kanë të drejtë për vetëvendosje

Kosova

Nënkryetari i PSD-së për bashkimin kombëtar: Shqiptarët kanë të drejtë për vetëvendosje

Më: 3 mars 2021 Në ora: 20:21
Zgjim Hyseni

Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri kanë të drejtë të vendosin nëse duan të bashkohen ose jo.

Meqë për këtë duhet ndërruar Kushtetuta e Kosovës, Hyseni ka kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, se ka hequr dorë nga idealet që pati sa ishte në opozitë.

“Derisa je në opozitë është normale të bëhen disa gjëra, por po normalizohet në momentin që je në pushtet dhe në institucione. Po ndërron qëndrim diametralisht. Atëherë cila është arsyeja e politikës nëse gjërat që ti i shpall nuk synon që t’i jetësosh përmes pushtetit? Çfarë kuptimi ka pushteti nëse bindjet tua nuk i materializon?”.

“As Qeveria Kurti I e as programi i Qeverisë Kurti II nuk e ka pasë në plan ndryshimin e planit të Ahtisaarit. Ky plan është pengesa kryesore për ndryshimin e Kushtetutës. Popujt që janë tërësisht të pavarur kanë të drejtë të vendosin vetë. Dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore që i ka thirrë njerëzit në veprim më herët dhe sot e njëjta gjë po shndërrohet në arsyetim për të mos vepruar”.

“Pse në Lezhë e shpalli këtë heqje dorë prej kësaj ideje? Po e shohim tërë kohën zëvendësimin e politikave konkrete me simbolikë”.

Hyseni ka thënë se duhet të respektohet çfarëdo vendimi që marrin shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë, por se kjo e drejtë për të vendosur s’duhet mohuar.

“Shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë për vetëvendosje dhe kanë të drejtë edhe për ndërrim të Kushtetutës. Kushtetua s’ta lejon as shprehjen e vullnetit për t’u bashkuar. Kur flas për këtë çështje, më shumë e shoh si një të drejtë për vetëvendosje, shqiptarët atje dhe këtu të realizojnë një të drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat