Podujevë: Rrahen shtatë persona mes vete për rradhë tek mjeku

Kosova

Podujevë: Rrahen shtatë persona mes vete për rradhë tek mjeku

Më: 4 mars 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Shtatë persona janë rrahur mes vete në Repartin e Radiologjisë në Podujevë. Shkaktar i gjithë kësaj ishte pritja në radhë.

Dy prej tyre u dërguan për trajtim në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, ndërsa një nga ta u dërgua në QKUK në kryeqytet.

Dëshmitarët e kësaj ngjarje, që nuk deshën të flasin para kamerave, thanë se gjatë përleshjes shumë pacientë bënë panik si shkak i rrëmujës së krijuar.

Rasti u konfirmua edhe nga Policia në rajonin e Podujevës. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat