Bursë deri në 1800 euro për nxënësit në Kamenicë

Kosova

Bursë deri në 1800 euro për nxënësit në Kamenicë

Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Komuna e Kamenicës ka hapur konkurs për të ndarë bursa për nxënësit e shkollave fillore.

Janë 31 filloristë që do të përfitojnë shuma parash nga 270 euro deri në 1800 euro në vit.

Përveç notave të mira, ata që duan të përfitojnë duhet të jenë banorë të fshatrave të thella dhe që udhëtojnë larg për në shkollë.

Këtu përfshihen fshatrat: Maroc, Velegllavë, Poliçkë, Bllatë, Lagjja e Ibrahimëve (Koretin), Gjyrishec, Krilevë, Lajçiq dhe Desivojcë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat