​Suma: Jasharajt u sakrifikuan që ne sot të jetojmë të lirë

Kosova

​Suma: Jasharajt u sakrifikuan që ne sot të jetojmë të lirë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:13
Refki Suma

Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po bëhen homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz nga përfaqësues të institucioneve, të partive politike, ambasadorë të akredituar në vendin tonë si dhe qytetarë.

Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, nderoi veprën e Jasharajve duke thënë se ata u sakrifikuan që ne sot të jetojmë dhe të punojmë në liri.

Suma: Jasharajt u sakrifikuan që ne të jetojmë e të punojmë të lirë

“Sot me bashkëpunëtorë, me zyrtare komunal, me ish-ushtarë të UÇK-së, kryetarin e familjes së dëshmoreve, të burgosurve politikë, si çdo vit kemi ardhur për të nderuar veprat, sakrificën e komandantit legjendar dhe familjes Jashari, të cilët u sakrifikuan që ne të jetojmë të lirë dhe të punojmë të lirë”, tha Suma.

Ndryshe, në 23-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës organizon manifestimin treditor gjithëpopullor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat