Ndërpriten ndërtimet pa leje në Karaçevë ku në shtator u rrënuan kazinotë

Kosova

Ndërpriten ndërtimet pa leje në Karaçevë ku në shtator u rrënuan kazinotë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 14:46
Karaçevë

Në Karaçevë kanë nisur të rindërtohen lokalet që u rrënuan para pak muajsh, për shkak të veprimtarive ilegale që zhvilloheshin ndër vite atje. Por, aty ka ndërhyrë inspektorati komunal i asistuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për e ka konfirmuar Zotrim Kastrati, Drejtor për Shërbime Publike dhe Inspektorat. Ai tha se objekteve që po ndërtohen iu ka ndaluar puna për shkak që nuk kanë leje.

“Nuk kanë leje ndërtimi ua kanë ndëprerë punën inspektorati, prezente është edhe policia”, tha Kastrati.  

Ditë më parë u raportua se në Karaçevë dyshohet të kenë nisur sërish lojërat e fatit dhe veprimtaritë e tjera ilegale. Jashtë kamerës, banorët e kanë konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa në pamjet e publikuara është parë se objektet e rrënuara kanë nisur të ndërtohen.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati tha se qytetarët e kanë informuar komunën se në atë zonë sërish ka veprimtari ilegale.

“Kemi informacione prej qytyetarëve që ka lojëra të fatit dhe veprimtari ilegale, por komuna nuk ka kompetenca të zhvillojë hetime…Ne si komunë kërkojmë nga organet e nivelit qëndror të ndërhyjnë…Rregullisht jemi në diskutime për çdo gjë që ndodh brenda komunës, kemi kërku për nevojën tonë me ndërhy”, është shprehur ai.

Kujtojmë se për shkak të veprimtarive ilegale në Karaçevë janë rrënuar disa objekte pa leje dhe janë prangosur dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat