Mushkolaj për fushatën e Kurtit në Shqipëri: Tash a bon mirë a keq, me siguri i ka ba llogaritë e veta

Kosova

Mushkolaj për fushatën e Kurtit në Shqipëri: Tash a bon mirë a keq, me siguri i ka ba llogaritë e veta

Më: 6 mars 2021 Në ora: 21:44
Imer Mushkolaj

Pretendenti për kryeministër Albin Kurti për tri ditë radhazi ka qëndruar në shtetin shqiptar, duke prezantuar e përkrahur kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 25 prillit.

Kjo vizitë e tij ndonëse është përcjell me kritika nga disa analistë në vend, të tillë nuk e sheh Imer Mushkolaj.

Ai ka thënë se zakonisht procesi pas zgjedhjeve në Kosovë zgjat goxha shumë, andaj edhe Kurti e ka përdorur këtë kohë që të bëjë fushatë, në Shqipëri.

Mirëpo edhe ai do të donte që Kurti të ishte 100 për qind i fokusuar në Kosovë.

“Së pari duhet sqaruar se procesi pas zgjedhjeve zgjat bukur shumë në Kosovë, kështu që e kam përshtypjen që Kurti po e përdor këtë kohë që të bëj fushat në Shqipëri. Natyrisht që unë do të doja që ai të  jetë i fokusum 100 për qind në Kosovë për shkak se e ka marrë një përgjegjësi të madhe, me numrin  e votave që ia kanë besu qytetarët”, tha Mushkolaj.

E tërë përkrahja që ka marrë Kurti sipas Mushkolajt, tani do të duhej të përkthehej në seriozitet dhe punë.

“Natyrisht se kjo përgjegjësi është dashur me u kthy në punë dhe seriozitet pra unë jam që ai të fokusohet në Kosovë, pavarësisht që ka vendosur që tashti të kandidojë si Vetëvendosje edhe në Shqipëri, por fokusi do të duhej t’ishte në Kosovë”, tha Mushkolaj.

Se a ka bërë mirë apo keq me këto veprime Mushkolaj pati këtë përgjigje.

“Tash a bon mirë a keq, ai me siguri i ka ba llogaritë e veta. Do me thënë nëse ka konkurrua në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri është e natyrshme që ai duhet me ba fushatë edhe atje. Por po e përsërisë, primare duhet të jetë Kosova, primare duhet të jetë zbatimi në praktik i një vullneti që njerëzit e kanë dhanë me 50 për qind të votave”, theksoi Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat