Moti gjatës javës që vjen

Kosova

Moti gjatës javës që vjen

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:06
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

Sipas institutit, reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat