Katër të shëruar dhe një rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

Katër të shëruar dhe një rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 15:13
Malishevë

Në 24 orë te fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar, të cilët paraprakisht kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është shënuar një rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK dhe IRSHP në Prizren, në komunikim të rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë është kjo:

Nga fillimi i pandemisë deri më sot me covid-19 janë regjistruar 829 raste, prej tyre 754 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 28 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat