Ragmi Mustafa nderohet me çmimin “Pena alpine”

Kosova

Ragmi Mustafa nderohet me çmimin “Pena alpine”

Nga: Ramiz Lushaj Më: 8 mars 2021 Në ora: 10:22
Ragmi Mustafa

Në Ditën e 7 Marsit, “Gazeta e Alpeve”- gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike, ka vlerësuar e nderuar mësues dhe ish-mësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Maqedonia e Veriut dhe Mërgata Shqiptare, me Çmimin “Pena Alpine” me motivacionin “Për kontributet shkrimore” në faqet e kësaj gazete, përgjatë katër viteve të botimit të saj.

Ragmi MUSTAFI nga Lugina e Preshevës (Bujanoc), ish-mësues, mastër i sociologjisë, jurist i diplomuar, publicist, Antar i Bordit Botues të “Gazeta e Alpeve”, prej nëntorit 2018 i zgjedhur funksionar në detyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH) në Luginën e Preshevës; autor me disa shkrime në “Gazeta e Alpeve”, u nderua me Çmimin “Pena Alpine”.

Në kushtet e Pandemisë globale, Çmimi “Pena Alpine”, sipas rastit e bashkërendimeve, “Gazeta e Alpeve” do iu dërgohet me “Posta Shqiptare” në adresat përkatës.

Ose do të priten evente të ndryshme në varësi me kushtet e krijuara nga masat e lehtësirat e situatës Kovidiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat