10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Samadrexha me 5 raste

Kosova

10 të infektuar me COVID-19 në Suharekë, prin Samadrexha me 5 raste

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:32
Suharekë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.813 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 587 raste pozitive.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është regjistruar një viktimë e moshës 70 vjeç.

Vendbanimet e rasteve të sotme në Komunën e Suharekës janë: Gjinoc (1), Peqan (1), Samadrexhë (5) dhe Suharekë (1).

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.

Ndërsa, numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat