Posta e Kosovës me shërbime për qytetarët në objektin e Komunës së Podujevës

Kosova

Posta e Kosovës me shërbime për qytetarët në objektin e Komunës së Podujevës

Nga: A.SH Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:46
Foto nga takimi

Posta e Kosovës nga tani do të ofrojë shërbime edhe nl objektin e Komunës së Podujevës.

Këtë e bëri të ditur Shpejtim Bulliqi, ku së bashku me Xhevdet Smakiqi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve për qytetarët brenda objektit të administratës komunale.

Postimi në Facebook:

Posta e Kosovës me shërbime për qytetarët në objektin e Komunës së Podujevës

Bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi, kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e shërbimeve për qytetarët brenda objektit të administratës komunale.

Kjo marrëveshje ndihmon në avancimin e shërbimeve për qytetarët llapjanë. Posta e Kosovës do të ofrojë shërbimet e saj në mënyrë që pagesat dhe shërbimet e tjera t’i kryejnë brenda objektit të komunës.

Edhe drejtori i Postës së Kosovës u shpreh i lumtur për bashkëpunimin dhe premtoi se ky institucion shumë shpejt do t’i ndërmarr veprimet e nevojshme, që sa më shpejt të fillohet me ofrimin e shërbimeve brenda objektit të administratës komunale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat