Dy të plagosurit në sulmin e sotëm në gjendje përgjithësisht stabile

Kosova

Dy të plagosurit në sulmin e sotëm në gjendje përgjithësisht stabile

Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:56
Foto

Dy të plagosurit në sulmin e sotëm me armë në tentim-grabitjen që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, janë  përgjithësisht në gjendje stabile.

Sipas mjekut kujdestar në emergjencë, Naser Syla, dy të plagosurit kanë plagë kryesisht në regjionin e gjoksit.

Njëri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike, ndërkaq tjetri jo dhe që të dy janë në gjendje stabile.

Meida ka raportuar sot për një tentim-grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, lajm të cilin më pas e kishte konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nga ku kishin mbetur të plagosur dy punëtorë sigurimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat