Mot i ftohtë, me mundësi për reshje bore

Kosova

Mot i ftohtë, me mundësi për reshje bore

Më: 9 mars 2021 Në ora: 06:51
Ilustrim

Në javën e dytë të marsit dimri tenton të rikthehet. Ftohtë me reshje shiu dhe bore ditën e martë dhe mërkurë. Nga e enjta kthjellime dhe intervale me diell.

9.03 - Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohëpaskohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

10.03 - Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intenzitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresë bore.

11.03 - Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 - Kthjellime dhe vransira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

Derisa të hënën temperaturat shënojnë rritje, nga e marta sërish në rënie, me tendencë të rritjes sërish nga dita e enjte. Minimalet nga 1C, ditën e martë, zbresin edhe deri në -5C ditën e enjte. Maksimalet nga 11C, ditën e hënë, zbresin deri në 3C ditën e mërkurë, e të premten sërish rriten në 11C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale ditën e hënë, e më pas me tendencë të rritjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat