Bulliqi nënshkruan marrëveshjen: Tri ura te reja do të ndërtohen në Komunën e Podujevës

Kosova

Bulliqi nënshkruan marrëveshjen: Tri ura te reja do të ndërtohen në Komunën e Podujevës

Më: 9 mars 2021 Në ora: 16:56
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshjen bashkëpunmi për ndërtimin e tri urave në këtë Komunë me Ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan.

Në një postim në Facebook, Bulliqi është shprehur se ndërtimi i tyre do të bëhet në Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë.

“Me Ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan sot kemi nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e tri urave të reja në fshatrat Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë. Me këtë rast vlerësova bashkëpunimin me këtë ministri përmes të cilit janë realizuar projekte të dobishme në Komunën e Podujevës. Gjithashtu shpreha përkushtimin tim të plotë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tri projektet, të cilat do t’i realizojmë përmes këtij bashkëfinancimi janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e fshatrave në fjalë, sidomos këtë vit ku nga vërshimet është dëmtuar shumë infrastruktura rrugore, veçanërisht urat në disa lokalitete”, ka shkruar ai.

“Ministri Kervan u shpreh i lumtur me përkrahjen që po i bëhet projekteve të Komunës së Podujevës dhe u zotua se do të vazhdohet edhe në të ardhmën me bashkëpunim të frytshëm. Vlera e përgjithshme e projekteve është 102 mijë euro, në të cilat MZHR do të participojë me 60 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Podujevës”, ka thënë Bulliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat