Në komunën e Podujevës do të ndërtohen tri ura të reja

Kosova

Në komunën e Podujevës do të ndërtohen tri ura të reja

Më: 9 mars 2021 Në ora: 17:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi se bashku me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e tri urave të reja në fshatrat Gllamnik, Sfeçël dhe Bajçinë.

“Me këtë rast vlerësova bashkëpunimin me këtë ministri përmes të cilit janë realizuar projekte të dobishme në Komunën e Podujevës. Gjithashtu shpreha përkushtimin tim të plotë që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Tri projektet, të cilat do t’i realizojmë përmes këtij bashkëfinancimi janë të rëndësisë së veçantë për qytetarët e fshatrave në fjalë, sidomos këtë vit ku nga vërshimet është dëmtuar shumë infrastruktura rrugore, veçanërisht urat në disa lokalitete”, ka bërë të ditur kryetari i Bulliqi përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa ministri Kervan u shpreh i lumtur me përkrahjen që po i bëhet projekteve të Komunës së Podujevës dhe u zotua se do të vazhdohet edhe në të ardhmen me bashkëpunim të frytshëm.

Vlera e përgjithshme e projekteve është 102 mijë euro, në të cilat MZHR do të participojë me 60 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër Komuna e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat