Sot dhe nesër do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me reshje bore

Kosova

Sot dhe nesër do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me reshje bore

Më: 10 mars 2021 Në ora: 06:03
Ilustrim

Në parashikimi i motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe relativisht i ftohtë.

Të enjten do të ketë intervale me diell. Vranësirat do të jenë jostabile dhe parashihen të sjellin reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta, kurse në viset e larta parashihet të bie vetëm borë, kryesisht ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte parashihet që pas vranësirave të shoqërohet edhe me intervale me diell.

Reshje më intensive parashihen në rrafshin e Dukagjinit, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashihet me reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat