​11 vjet nga tërmeti në Istog

Kosova

​11 vjet nga tërmeti në Istog

Më: 10 mars 2021 Në ora: 07:25
Ilustrim

Para 11 vjetësh në Kosovë ndodhi një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut.

Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rrjeti Sizmologjik i Kosovës njoftoi se në orën 14:38, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut.

Magnituda e tërmetit ishte 5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër 7 ballë sipas MCS - 64 thellësia 5.2 km.

Tërmetin u ndje në tërë territorin e Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet.

Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhjet e tokës u ndjenë edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat