Këto fshatra të Kamenicës pajisen me kontenjerë mbeturinash

Kosova

Këto fshatra të Kamenicës pajisen me kontenjerë mbeturinash

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:56
Kamenicë

Komuna e Kamenicës njofton qytetarët e fshatrave Kolloleq, Boscë, Moqar dhe Topanicë, të cilët nuk janë të pajisur me kontejner të mbeturinave, se duke filluar nga data 11 mars 2021 mund të furnizohen me kontejner tek kompania “Ecohigjiena” në Kamenicë.

Këta kontejner janë të siguruar nga Komuna e Kamenicës dhe shpërndarja e tyre bëhet gratis për të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, ju njoftojmë se nga data 01 prill 2021 të gjithë banorëve të këtyre fshatrave do të faturohen nga kompania “Ecohigjiena” me çmim prej pesë euro për ekonomi familjare sipas  Rregullorës për Menaxhimin e Mbeturinave.

Për familjet me asistencë sociale, shërbimi ofrohet falas, por që të njejtit duhet ta sjellin dëshminë përkatëse tek kompania “Ecohigjiena”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat