Ramiz Lladrovci liron nga detyra nënkryetarin e Komunës

Kosova

Ramiz Lladrovci liron nga detyra nënkryetarin e Komunës

Më: 10 mars 2021 Në ora: 19:58
Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra nënkryetarin e deritashëm të komunës, Nazmi Hasin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra nënkryetarin e deritashëm të komunës, Nazmi Hasin.

Hasi u lirua nga detyra për shkak të angazhimit profesional në Universitetin e Mitrovicës.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Drenasit në Facebook.

Pozitën e Hasit e ka marë Arben Shala.

Njoftimi i plotë:

Falënderim për Prof. Hasin, mirë se vjen Arben Shala, nënkryetar i komunës

Me rastin e lirimit nga detyra e nënkryetarit për arsye profesionale, e falënderoj nga zemra Prof. Dr. Nazmi Hasin, për kontributin e madh të deritashëm në detyrat dhe përgjegjësitë në komunën e Drenasit.

Shpreh nderimin e sinqertë për Prof. Dr. Nazmi Hasin, për përkushtimin e madh për ngritjen e performancës së komunës tonë, bashkëpunimin me stafin dhe arritjet e mëdha në përgjegjësitë e tij.

Uroj Profesorin në detyrat dhe përgjegjësitë e mëtejme, si ligjërues në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, duke ruajtur nderimin dhe konsideratën më të lartë, si personalitet i çmuar me kontribut të madh për komunën tonë.

Suksese të mëtejme Profesor Hasi. Ju falënderoj nga zemra për bashkëpunim.

Sot, po ashtu kam marrë vendim për emërimin e z. Arben Shala, nënkryetar të komunës së Drenasit.

Stafin e komunës e ftoj t’i ofroj bashkëpunim të plotë Arben Shalës, me motivin e njohur dhe të qëndrueshëm tonin për qeverisje shembullore në nivel vendi.

Mirë se vjen Arben Shala. Sukses në punën Tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat