Një zyrtar me COVID-19, Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë mbyllet përkohësisht

Kosova

Një zyrtar me COVID-19, Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë mbyllet përkohësisht

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë një nga zyrtarët ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marrë vendim që Qendra për Pajisje me Dokumente në Fushë Kosovë të mbyllet përkohësisht deri në një vendim tjetër.

Vetëm tërheqja e dokumenteve që janë të gatshme mund të bëhet në këtë Qendër.

Ndërsa, për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët mund t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat